Perpara vizites me mjekun

Historiku

Spitali i Zemrës Dr. Roland Xhaxho është spitali i parë privat i hapur në Republiken e Shqiperisë në maj të vitit 2006. Deri në atë kohë shqiptarët duhet të udhetonin drejt Europës për të gjetur zgjidhje për sëmundjet kardiake sepse mjeksia shqiptare me gjithë përgatitjen e mjekëve në mungesë të teknologjisë moderne, nuk mundte t'ua ofronte!

Me pasionin, aftësinë dhe vullnetin e tij për t'iu qëndruar sa më pranë të sëmurëve kardiakë duke iu ofrur një shpresë, një mundesi shpëtimi, mjeku kardio - anestezist Dr.Roland Xhaxho, vendosi të hapi dyert e spitalit të pare privat në shqiperi. Ishte një nismë shumë e bukur por aspak e lehtë për në Shqipëri 10 vite më parë! Që në fillimet e kësaj nisme, tek ky spital kanë punuar dhe aktualisht vazhdojnë të punojnë shumica e emrave më të njohur të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë shqiptare. Në këtë spital gjetën terrenin, mundesitë dhe stimulin për të realizuar në praktikë pothuajse gjithëcka që shkenca bashkëkohore e kardiologjisë ofronte. Në këtë mënyre iu dha një shtysë përpara kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë shqiptare. 

Jemi krenar që si spitali i parë privat i hapur në Shqiperi, kemi dhënë më zemër ndihmë për zemrat e mbi 20 000 pacientëve shqiptarë dhe kosovarë, duke zgjatur e përmirësuar jetën e tyre dhe duke sjellë harmoni në familjet e tyre.

REZERVIME

 (+355) 4 222 8842

(+355) 68 90 42489