
Stafi Mjekesor

Prof. Asc. Roland Xhaxho| Shef i Sherbimit te
Anestezi Reanimacionit Kardiak.
Dr. Jola XHAXHO | Shefe i Sherbimit te Kardiologjise
Ambultore

Dr. Altin Veshti | Kardiokirurg

Dr. Klodian Krakulli| Kardiokirurg
Dr. Aurel Demiraj | Shef i Sherbimit te Kardiollogjie
Invazive dhe Cath Lab.
Dr. Gentian Caco - Shef i Sherbimit te
Kirurgjise Vaskulare

Prof. Dr. Edmond Kapedani | Kirurg Vaskular
Bashkemuntor

Dr. Fatmira Xhaxho | Mjeke Patologe
Shefe e Poliklinikes

Dr. Ina Xhaxho Mjeke Stomatologe
Dr. Milena Bracellari Stomatologe

Dr. Luan Dragusha | Kardiolog Invanziv
Bashkepuntor

Prof. Edvin Prifti | Kardiokirurg
Bashkepuntor
Historiku
Spitali i Zemrës Dr. Roland Xhaxho është spitali i parë privat i hapur në Republiken e Shqiperisë në maj të vitit 2006. Deri në atë kohë shqiptarët duhet të udhetonin drejt Europës për të gjetur zgjidhje për sëmundjet kardiake sepse mjeksia shqiptare me gjithë përgatitjen e mjekëve në mungesë të teknologjisë moderne, nuk mundte t'ua ofronte!
Me pasionin, aftësinë dhe vullnetin e tij për t'iu qëndruar sa më pranë të sëmurëve kardiakë duke iu ofrur një shpresë, një mundesi shpëtimi, mjeku kardio - anestezist Dr.Roland Xhaxho, vendosi të hapi dyert e spitalit të pare privat në shqiperi. Ishte një nismë shumë e bukur por aspak e lehtë për në Shqipëri 10 vite më parë! Që në fillimet e kësaj nisme, tek ky spital kanë punuar dhe aktualisht vazhdojnë të punojnë shumica e emrave më të njohur të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë shqiptare. Në këtë spital gjetën terrenin, mundesitë dhe stimulin për të realizuar në praktikë pothuajse gjithëcka që shkenca bashkëkohore e kardiologjisë ofronte. Në këtë mënyre iu dha një shtysë përpara kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë shqiptare.
Jemi krenar që si spitali i parë privat i hapur në Shqiperi, kemi dhënë më zemër ndihmë për zemrat e mbi 20 000 pacientëve shqiptarë dhe kosovarë, duke zgjatur e përmirësuar jetën e tyre dhe duke sjellë harmoni në familjet e tyre.